I hapën 35-vjeçares llogari false në “Tik-Tok”, vihen nën hetim 3 persona në Shkodër
28 February 2024, 16:14 / AKTUALITET

Tre persona janë vënë nën hetim nga Policia në Shkodër pasi akuzohen se kanë hapur profile false në rrjete sociale.
Policia bën me dije se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i hapën llogari në TikTok një 35-vjeçareje. Hetimi ndaj tyre ka nisur pasi kjo e fundit ka denoncuar në polici.
“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve Kirbernetike të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. L., 42 vjeçe, banuese në fshatin Ana e Malit, A. K., 35 vjeç dhe E. K., 44 vjeç, të dy banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, pasi ka kallëzuar një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, se i kanë hapur një llogari false në rrjetin social “Tik tok””, njofton policia.
Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
Nga Ermal Peçi
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Nga Ermal Peçi
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
Nga Enver Robelli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

