“I kemi ndjekur dhe fëmijët”/ Dëshmia e Tafanit: Ja plani që kishte thurur Haxhiu për të vrarë prokuroren e SPAK

1 Tetor 2023, 17:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

“I kemi ndjekur dhe fëmijët”/ Dëshmia e Tafanit: Ja

I penduari i drejtësisë ka deklaruar se Laert Haxhiu donte ta eliminonte Doloreza Musabelliun pasi kishte burgosu dy miq të tij

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë Artan Tafani ka zbuluar një tjetër ngjarje të rëndë kriminale, e cila ishte planifikuar të kryej nga Laert Haxiu.

Prokuroroja e SPAK, Doloreza Musabelliu ishte viktima e radhës që Haxhiu kishte vendosur të vriste, për shkak se ajo dënoi me burgim të përjetshëm miqtë e tij, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin.

Tafani ka treguar planin që Haxhiu kishte bërë për eliminimin e saj, teksa shprehet se ata e kanë ndjekur atë dhe familjen e saj, madje e kanë kërcënuar duke i dërguar foto të fëmijëve.

“I kemi ndjekur. Laerti ka dashur të sulmojë Doloreza Musabelli, pasi ishte prokurorja e çështjes së tij në SPAK. Kjo prokurore kishte dënuar me burgim të përjetshëm shokun e Laertit Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. I kemi mbajtur nën vëzhgim dhe familjet e tyre. Laerti, pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kjo prokurore po i bënte gropën. Atij ju fiksua që ta vriste prokuroren ose ndonjë njeri të afërm të familjes.

I kemi bërë foto prokurores, burrit avokat dhe fëmijëve. Laerti tha se fotot e fëmijëve duhet më parë t’ia nisnim burrit të prokurores për të parë se çfarë ndikimi dhe reagimi do sillte”, ka deklaruar i penduari Tafani.

Po ndodh...