Atentati në Fushë-Krujë/ Zbulohet identiteti i njërit nga viktimat

Zbulohet identiteti i një prej të vrarëve në Fushë-Krujë. Diklen Vata është identiteti i personit të vrarë jashtë makinës.
Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Diklen Vata, i arrestuar në vitin 2017 me drogë.
Automjeti i viktimave për shkak të temperaturave të larta, si dhe breshërisë së të shtënave, është përfshirë nga flakët dhe vijon ende të digjet.
Dyshohet se Diklen Vata ka qenë shenjestër e atentatit të sotëm, ndërsa dy viktimat e tjera janë të afermë të 30-vjecarit.
Kush është Diklen Vata?
Në vitin 2017 është arrestuar nga Policia e Tiranës Diklen Vata, i cili është akuzuar për prodhim dhe shitje të drogave të forta.
Diklen Vata, banues në Laç, i është bërë kontroll gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në vendin e quajtur zona e shkollës “Bajram Curri”, dhe i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.
Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale; 22 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 11.4 gramë, 3 aparate celularë, mjeti i markës “Rover”.
-
Atentati në Fushë-Krujë/ Zbulohet identiteti i njërit nga viktimat
17 Korrik, 15:30 -
Video/ Masakra në Fushë-Krujë, gjendet makina e djegur në Arrameras
17 Korrik, 15:21 -
Foto/ Masakra në Fushë-Krujë, viktima e shtrirë në tokë
17 Korrik, 15:05 -
-
Atentati në Fushë-Krujë, dyshohet për disa viktima
17 Korrik, 14:48
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





