I zhdukur prej katër ditësh, gjendet trupi i pajetë i 49-vjeçarit pranë lumit Buna

Trup i pajetë i një personi është gjetur paraditen e kësaj të marten ë ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Pentar.
Kanë qenë vetë familjarët që kanë gjetur në ujërat e lumit trupin e të afërmit të tyre 49-vjeçar.
Vëllai i tij e kishte kallëzuar në polici 4 ditë më parë largimin e 49-vjeçarit nga banesa.
“Rreth orës 11:25, në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Pentar, është gjetur nga familjarët, trupi i pajetë i shtetasit Sh. K., 49 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Më datë 13.04.2024, shtetasi G. K., vëllai i shtetasit Sh. K., ka kallëzuar në Polici, se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa.“- njofton policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
