Indeksi i korrupsionit, Shqipëria përmirësohet në renditjen e Transparency International

11 Shkurt 2025, 10:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Indeksi i korrupsionit, Shqipëria përmirësohet në renditjen

Shqipëria është përmirësuar ndjeshëm në renditjen e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, publikuar nga Transparency International.

Vendi ynë është rritur me 5 pikë për vitin 2024, krahasuar me vitin 2023, ndërsa në total numëron 42 pikë, nga 100 që janë pikët maksimale.

Në Shqipëri vlerësohen përmirësimet në sistemin e drejtësisë, teksa raporti shkruan se prokuroria dhe gjykatat e specializuara kundër korrupsionit (SPAK) kanë fituar besimin e qytetarëve pasi kanë dënuar ish-ministrat, anëtarët e Parlamentit dhe kryetarët e bashkive.

SPAK vazhdon të hetojë një ish-president, kryeministër dhe zyrtarë të tjerë publikë të nivelit të lartë”, thuhet në raport.

Një përmirësim të ndjeshëm në këtë renditje ka bërë edhe Kosova, e cila është rritur me 11 pikë, duke arritur një total prej 44 pikësh.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit mat perceptimin e korrupsionit të sektorit publik, sipas ekspertëve dhe biznesmenëve.

Rezultati i çdo vendi është një kombinim i të paktën 3 burimeve të të dhënave të nxjerra nga 13 sondazhe dhe vlerësime të ndryshme.

Po ndodh...