Inspektorati i Lartë i Drejtësisë vizitë pune pranë GJEDNJ

Strasburg 4, 5 dhjetor 2024
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, z. Artur Metani i shoqëruar nga njësia e inspektorëve, zhvilloi një vizitë dy ditore pune pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg (Francë).
Delegacioni shqiptar zhvilloi sesione profesionale pune me gjyqtarë dhe juristë të GJEDNJ-së, mbi procesin disiplinor dhe lidhjen e tij me pavarësinë e magjistratëve si dhe paraqitje e diskutime të nenit 8, 10 dhe nenit 6, pjesa civile, mbi standardet e punës në kontekstin e procedimeve disiplinore.
Në kuadër të kësaj vizite, ambasada e Shqipërisë në Strasburg organizoi një pritje me ambasadorë të vendeve të Këshillit të Evropës, ku Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani, në cilësinë e të ftuarit të nderit bëri një panoramë të reformës në drejtësi në Shqipëri, sfidave dhe rolit të ILD-së dhe iu përgjigj interesit të ambasadorëve të pranishëm mbi aspekte të punës së sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



