Ishte përfshirë në trafikun e drogës, policia italiane arreston shqiptarin
16 Dhjetor 2022, 09:28 / AKTUALITET

E.G. 39 vjeç ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ishte i përfshirë në trafikun e drogës.
Ai u arrestua në zonën e Salvatore Quasimodo në Marano di Napoli, teksa po hynte në banesën e tij.
Pas kontrollit fizik, punonjësit e policisë kontrolluan dhe banesën e tij ku i gjetën një mbështjellës me rreth 58 gramë heroinë , 255 euro, një smartphone dhe çelësin e një apartamenti në përdorim për të, që ndodhej në pallatin nga i cili ishte larguar.
Policët kontrolluan shtëpinë tjetër dhe gjetën 11 kg heroinë të ndarë në mbështjellje të ndryshme, 4 peshore precize dhe materiale të ndryshme për paketimin dhe ndarjen e drogës.
Mediat italiane shkruajnë se 39-vjeçari ishte me precedentë penal të mëparshëm.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
