Itali/ Shqiptari kapet duke shitur kokainë, Gjykata e dënon me rreth 2 vite burg
14 Mars 2025, 14:50 / AKTUALITET

Një 35-vjeçar shqiptar u ndalua për kontroll në qendrën historike të Bastia Umbrës, i arrestuar nga karabinierët e stacionit lokal.
I dyshuari po ecte me një mënyrë të dyshimtë, një qëndrim që e vuri karabinierët në gatishmëri. Kontrolli fizik rezultoi i suksesshëm, pasi zbuloi 7 doza kokainë gati për t’u shitur.
Krahas drogës, afërsisht pesë gramë, karabinierët gjetën një shumë prej 500 eurosh, e konsideruar si të ardhura të veprimtarisë së paligjshme, informon media italiane.
Pas procedurave rituale, shqiptari u arrestua dhe u mbyll në qelitë e sigurisë të kazermës Santa Maria degli Angeli. Gjyqtari i Gjykatës së Perugias, pasi vërtetoi arrestin, e dënoi me një vit e tetë muaj burgimme gjykim të përshpejtuar.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Nga Kreshnik Spahiu
Viktor Orbani diktator?
Nga Indrit Vokshi
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
Nga Irena Beqiraj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



