Iu kërkua të largohen nga vendi ku punojnë, tregtarët në Vlorë protestë para bashkisë

26 Janar 2026, 20:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Iu kërkua të largohen nga vendi ku punojnë, tregtarët

Tregtarët e tregut industrial në qytetin e Vlorës kanë dalë mbrëmjen e së hënës në protestë përpara Bashkisë së qytetit.

Shkak për protestën është bërë njoftimi i dhënë nga Bashkia e Vlorës, sipas të cilit tregtarët duhet të largohen brenda tre ditësh nga ambientet ku ushtrojnë aktivitetin e tyre, në kuadër të një projekti që parashikon ndërtimin e një tregu të ri.

Protestuesit shprehen se nuk u është ofruar asnjë alternativë konkrete për zhvendosjen e aktivitetit dhe se vendimi është marrë pa asnjë konsultim paraprak me ta.

Ata theksojnë se një vendim i tillë i marrë në mënyrë të njëanshme rrezikon drejtpërdrejt burimin e vetëm të të ardhurave për dhjetëra familje që jetojnë nga ky aktivitet tregtar.

Po ndodh...

ide