Jahti pëson defekt në det, ndërhyn Kapiteneria e Portit Durrës
10 Gusht 2023, 23:28 / AKTUALITET

Një jaht pësoi defekt këtë mbrëmje, teksa lundronte pranë zonës së Vollgave në Durrës.
Sipas Kapitenerisë së Portit Durrës, mjeti lundrues me dy persona në bord kishte ngecur në cekëtinë, duke pësuar defekt në të dy motorët.
Me ndërhyrjen e ekipit të Kapitenerisë, mjeti u tërhoq drejt portit, ndërsa raportohet se dy shtetasit që udhëtonin në të janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Mjeti me emrin “Alissa” me dy shtetas në bord kishte lundruar nga Bari i Malit të Zi drejt Durrësit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
