“Kam vrarë gruan time”/ Del ekspertiza për 30-vjeçarin, Lulzim Toçi vuan nga skizofrenia

7 Shkurt 2025, 10:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Kam vrarë gruan time”/ Del ekspertiza për

Lulzim Toçi, 30-vjeçari që mbyti bashkëshorten e tij 24-vjeçare në sy të dy fëmijëve, vuante nga skizofrenia akute.

Ky është rezultati i ekspertizës që i është kryer autorit të krimit, duke përcaktuar se ai në momentin që ka vrarë gruan e tij ka vepruar me impuls, pa e kuptuar fare.

Kujtojmë se vrasja ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Via Caravaggio, Napoli, në nëntor të vitit që lamë pas.

Pasi vrau bashkëshorten Eleonora në sy të dy fëmijëve të saj të vegjël, 4 dhe 6 vjeç, në gjendje konfuze, 30-vjeçari është larguar nga shtëpia, duke kërkuar ndihmë nga kunata e tij, e cila ka zbuluar trupin e së motrës përmes një video-telefonate me nipërit e tij.

E alarmuar, gruaja ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka ndaluar Lulzimin para shtëpisë së saj.

Sipas policisë, 30-vjeçari  ka rrëfyer menjëherë vrasjen: “Kam vrarë gruan time”.

Gjatë marrjes në pyetje, Toçi përsëriti rrëfimin e tij para gjyqtarit, pavarësisht vështirësive gjuhësore dhe gjendjes së tij të shokuar.

Hetimet nga Karabinierët, të koordinuara nga kompania Maddaloni, nuk gjetën konfirmim të një zënke që i parapritur, megjithëse fillimisht ishte ngritur hipoteza e  xhelozisë si motiv.

Tashmë me rezultatet e ekzaminimit mjekësor, avokati mbrojtës Orlando Sgambati shpreson në një gjykim të menjëhershëm, duke anashkaluar fazën e seancës paraprake.

Ndërkohë, dy fëmijët jetimë nga e ëma, fillimisht iu besuan dajave të tyre dhe më pas në një shtëpi familjare për t’u garantuar atyre qetësinë.

Po ndodh...