Kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, Ambasada britanike: Do vijojmë t’i mbështesim në misionin e tyre jetikarëve,

4 Tetor 2023, 17:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, Ambasada

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas kërcënimeve ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve në vendin tonë.

Në postim theksohet se Mbretëria e Bashkuar do të vijojë t’i mbështesë në misionin e tyre jetik.

“Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësimin lidhur me kërcënimet kundër hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri. Të gjithë ata që punojnë në Sistemin e Drejtësisë duhet të jenë të lirë të kryejnë punën e tyre, pa frikë apo favore. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i mbështesë ata në misionin e tyre jetik për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë”, shkruhet në postimin e ambasadës britanike.

ide