“Kërcet” arma në Shkodër, plumbi “qorr” plagos një person

8 Dhjetor 2023, 17:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Kërcet” arma në Shkodër, plumbi “qorr”

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të premteje në fshatin Guci të Shkodrës. Burime bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i plagosur një banor i zonës nga një plumb qorr.

Mësohet se banori është plagosur në këmbë. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen më shumë detaje. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

“Rreth orës 16:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonaal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Guci, Shkodër, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Po ndodh...