Kokainë e fshehur në çorape/ Si u zbulua Diklen Vata nga Laçi, sot e vranë në Fushë Krujë

17 Korrik 2022, 15:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kokainë e fshehur në çorape/ Si u zbulua Diklen Vata nga

Diklen Vata, 30 vjeç, është një prej viktimave të masakrës së Fushë Krujës, pasditen e sotme. I riu ka ndërruar jetë, teksa po qarkullonte me makinën e tij tip "Volkvagen" në zonën e Fushë Krujës bashkë me dy persona të tjerë. 30-vjeçari rezulton person me precedentë kriminalë pasi në vitin 2017, Policia e Tiranës e ka arrestuar të riun nga Laçi, u arrestua pasi policia i gjeti disa doza kokainë fshehur në çorape dhe në çelësat e makinës. 

Policia njoftoi se më datë 27.09.2017 arrestoi Diklen Vatën, asokohe 25 vjeç, banues në Laç.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi tek zona e shkollës "Bajram Curri", i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me kokainë si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.

Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike kokainë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale  22 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 11.4 gramë, 3 aparate celularë, mjeti i markës "Rover".

 

Po ndodh...