Konflikt mes disa personave në Tiranë, i përfshirë dhe një efektiv i forcave ‘Shqiponja’

3 Tetor 2023, 22:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Konflikt mes disa personave në Tiranë, i përfshirë dhe

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Siri Kodra”, në Tiranë.

Mësohet se një prej personave të përfshirë në sherr për motive të dobëta është edhe një punonjës policie i forcave “Shqiponja”.

Ky i fundit, gjatë debatit ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar.

Nga të shtënat nuk ka të lënduar. Ndërkohë që Agjensia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.

 

Po ndodh...