KPA shkarkon nga detyra prokurorin Erjon Pano

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Erion Panon, i cili shërbente si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP.
Vendimi u mor sot nga trupa gjykuese e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë.
Pano u konfirmua në detyrë nga KPA më 24 nëntor 2022 por vendimi u ankimua nga Komisionerja Publike Irena Nino duke i kërkuar KPA që ta ndryshojë këtë vendim me arsyetimin se Pano “nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e tij në detyrë”.
“Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në germën “b”, të pikës 1 të nenit 66, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 592, datë 24.11.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Erion Pano’ thuhet në vendimin e KPA-së
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



