KQZ do të testojë nesër pajisjen elektronike të identifikimit (PEI) për zgjedhjet në Kukës

18 Shtator 2023, 15:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

KQZ do të testojë nesër pajisjen elektronike të

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të testojë nesër pajisjen e identifikimit (PEI) për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në Kukës. Brenda ambienteve të KQZ paraditen e nesërme do të kryhet testimi operacional.

Zgjedhjet e pjesshme në Kukës do rë zhvillohen më datë 24 shtator. Dy kandidatë do të jenë përballë njëri-tjetrit: Emri Vata i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Albert Halilaj i Partisë Socialiste.

Zgjedhjet në Kukës do të ripërsëriten pas skandalit të video-përgjimit me ish-kreun e bashkisë Safet Gjici. Ky i fundit  fitoi zgjedhjet në 14 maj përballë Admir Sinamatit të “Bashkë Fitojmë”. Mirëpo nuk e  gëzoi mandatin e dytë në krye të bashkisë Kukës, për shkak të skandalit seksual në zyrë me Alma Kaçin, që u bë e njohur me anë të një video-përgjimi.

Ndërkohë, KQZ do të testojë pajisjen (PEI) pasi në zgjedhjet e 14 majit, pati problematika të identifikimit të votuesve në qendra të ndryshme të votimeve në Shqipëri.

Njoftimi: 

Të nderuar kolegë,

Ditën e Martë, datë 19.09.2023, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë testimin operacional të pajisjeve elektronike të identifikimit (PEI) të zgjedhësve, që do të përdorën në zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kukës.

Testimi do të zhvillohet në ambjentet e KQZ-së në orën 12:00.

 

Po ndodh...