Kushte atmosferike të qëndrueshme, si parashikohet moti për këtë të shtunë

11 Prill 2026, 08:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kushte atmosferike të qëndrueshme, si parashikohet moti për

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës e pasdite.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 10 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.



Po ndodh...