Lajm i trishtë/ Ndërron jetë papritur infermierja e QSUT!

11 Korrik 2024, 11:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Lajm i trishtë/ Ndërron jetë papritur infermierja e QSUT!

Është ndarë nga jeta parakohe, infermierja e pediatrisë në QSUT, Liljana Veliaj, në moshën 59-vjeçare.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur Qendra Spitalore “Nënë Tereza”, përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se Liljana Veliaj, ka vdekur si pasojë e një arresti kardiak.

Njoftimi i Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”:

Infermierja e Pediatrisë, Liljana Veliaj, është ndarë nga jeta papritur si pasojë e një arresti kardiak në 08.07.2024 në moshën 59-vjeçare.

Lili, ishte shumë korrekte dhe puna për të ishte pasioni më i madh. Ajo i donte shumë pacientët e vegjël me të cilët punonte çdo ditë si infermiere.

Lili, ishte përherë e para që vinte në shërbim për të hapur dhomën e konsultës së endokrinologjisë me shumë dashuri e pa vonesa, por mëngjesin e 8 korrikut, ajo nuk mundi dot të mberrinte.

Lili la pas shumë dashuri, respekt dhe vlera njerëzore e profesionale.

QSUNT i shpreh ngushëllimet familjarëve të saj.

 

Po ndodh...