Letër-porosi nga Belgjika, SPAK kryen kontrolle në 4 ambiente në Berat! Çfarë gjeti policia

Në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, kryhen kontrolle në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un.
Policia gjeti në banesën e një 33-vjeçari, dokumente false, elektroshok dhe fishekë arme gjahu.
Arrestohet 33-vjeçari dhe sekuestrohen sendet.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un, me BKH-në dhe me Prokurorinë e Beratit, në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Berat arrestuan në flagrancë shtetasin H. V., 33 vjeç.
Në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, u gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi për automjet, të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë arme gjahu.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
