Makina përplas për vdekje 8-vjeçarin shqiptar në Itali

26 Dhjetor 2022, 09:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Makina përplas për vdekje 8-vjeçarin shqiptar në Itali

Një djalë 8-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident rrugor pranë Borgo Segezia në periferi të qytetit të FoggiaS Itali .

Sipas asaj që është rikonstruktuar nga policia, e cila po vazhdon hetimet mbi ngjarjen, djali i vogël ka qenë në anë të rrugës shtetërore, pranë një ferme, kur dyshohet se është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një grua.

I mituri u dërgua në spital dhe ndërroi jetë pak kohë më pas.Aksidenti ndodhi në rrugën shtetërore 90, midis Foggia dhe Bovino, në Borgo Segezia, në një zonë pa ndriçim dhe të karakterizuar nga prania e disa fermave.

 

Po ndodh...

ide