Marshimi i heshtur kundër krimit, mbyllet pas 50 minutash protesta në Shkodër

Ka përfunduar pas rreth 50 minutash marshimi i qytetarëve në Shkodër kundër krimit të organizuar.
Ky marshim i heshtur, sikundër e quajti nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, vjen 3 ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në kryeqendrën e veriut, ku 3 persona humbën jetën si pasojë e një atentati mafioz.
Luçiano Boçi, nënkryetar i PD-së dhe drejtues politik i kësaj partie në Qarkun e Shkodrës, tha se Shkodra sot reagoi fuqishëm, Shkodra reagoi me këtë heshtje, e cila shpreh revoltën dhe zemëratën e qytetarëve, më fort se të gjitha ulërimat.
“Qyteti i gëzimit, qyteti i dijes, siç është Shkodra nuk mund të jetë qyteti i komanduar nga bandat.
Nuk mundet që Edi Rama të përsërisë pushtetin e tij me krim. Ne do të ndërtojmë marrëdhënien tonë solidare me qytetarët, ne duhet ti japim besim qytetarëve që beteja e tyre është beteja jonë.
Betejën tonë do e çojmë deri në fund bashkë me qytetarët. qytetaria nuk do të lejojë që Rama të qeverisë këtë vend me bandat”, tha Boçi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
