Megaoperacioni i SPAK/ Kush është ish polici që drejtonte trafikun e kokainës

21 Maj 2025, 11:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Megaoperacioni i SPAK/ Kush është ish polici që drejtonte

Orges Molla rezulton të jetë ish punonjësi i policisë që u be pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i cili u godit mëngjesin e kësaj të mërkure nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane.

Ky grup i cili aktivitetin e kishin shtrirë në të gjithë Europën, kishin “kopsitur” lidhjet e tyre me qëllim për të kontrabanduar heroinë  nga Ballkani në Itali dhe më pas në Europën veriore.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, së bashku me italianët, në kuadër të këtij operacioni i cili u quajt “Ura”, lëshuan 52 urdhër-arreste, mes tyre njerëz të drejtësisë shqiptare, por jo vetëm.

Përpos Mollës, i cili konsiderohet dhe si personazhi kyç në këtë histori, masë sigurie është lëshuar edhe për nipin e Xhevdet Troplinit, Ervis Doçin, i njohur në Durrës ndryshe si “Visi i Pojës”.

Gjithashtu, mësohet se masë sigurie është lëshuar edhe për avokatin Armand Tragaj në Durrës, ndërkohë që është ndaluar administratori i kompanisë së autobusëve Ligor Çombashi.

Në këtë grup të strukturuar kriminal janë të përfshirë edhe biznesmenë me ndikim në vendin tonë si dhe një efektiv policie, i cili ishte larguar nga radhët e bluve më herët. Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar edhe Hasan Nerjaku. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë në tokën italiane, e cila dyshohet të ishte edhe “rruga lidhëse” e transportit.

1-Orges Molla ish punonjës policie

2-Hasan Nderjaku

3-Ligor Çombashi pronar i “Ligori Travel”

4-Armand Tragaj avokat

5-Ervis Doçi (Visi i Pojës)

Veprat penale “Shpërdorim detyre”, “pastrim parash” , “trafik narkotikësh”.

 

Po ndodh...