Merr flakë shtëpia në Rrilë të Lezhës, zjarri shkrumbon gjithçka
13 Maj 2025, 11:31 / AKTUALITET

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit në mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Rrile, të Lezhës.
Sipas informacioneve, dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë shkëndija elektrike, por grupi i ekspertëve të Policisë së Shtetit, së bashku me specialistët e Shërbimit të MZSH, po punojnë për të përcaktuar shkaqet e plota të zjarrit.
Banesa është njëkatëshe në pronësi të shtetasit Ndrec Rrushaj, dhe fatmirësisht asnjë nga familjarët nuk ka marrë lëndime, pasi kanë arritur të dalin në kohë jashtë. Sipas raportimeve nga vendngjarja, zjarri ka djegur gjithçka, orendi, paisje etj., që ka pasur në banesë. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, ka qenë e pamundur që të parandalohet djegia e plotë e kësaj banese.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
