Mira Murati CEO e OpenAI, "furi" komentesh për emërimin e saj: Puçi paska shkuar shumë larg
Themeluesi dhe CEO i OpenAI, Sam Altman u shkarkua të premten nga detyra. Largimi i tij shkaktoi valë tronditëse në industrinë E AI. Kompania në një deklaratë, tha se një hetim i brendshëm zbuloi se CEO i OpenAI, Altman nuk ishte gjithmonë i sinqertë me bordin.
Ndërkohë, Mira Murati do të jetë CEO e re e OpenAI. Murati do të shërbejë si CEO i përkohshëm derisa të zgjidhet një pasardhës i përhershëm.
Zgjedhja e saj si CEO, ka ardhur me një furi reagimesh. Ditën e sotme, Murati ka postuar në platformën "X", fjalinë: OpenAI nuk është asgjë pa njerëzit e saj.
Për pak minuta qindra persona kanë komentuar nën postimin e saj, ku duket se nuk kanë qenë aq shumë dakord me atë që ajo kishte postuar.
"Vepruat fjalë për fjalë si grusht shteti",
"Bashkohu me të larguarit",
"Puçi paska shkuar shumë larg",
"OpenAI së shpejti do t'i bëjë njerëzit të mos vlejnë asgjë",
"Mira po i bashkohesh Microsoftit??",
"An Inside Job: The Death of OpenAI" …… në kinema 2026.",
"Por njerëzit po lëvizin në Microsoft",
"OpenAI është një kompani e vdekur që ecën. Një nga gabimet më të mëdha në histori.", kanë qenë disa nga komentet e shumta.
Pesë kategoritë që e kanë "detyrim-përcaktim", të sulmojnë SPAK!
ide
Disa probleme serioze në lidhje me votën e Diasporës!
Sot je, nesër s’je!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128