Mjeku thyen masën e sigurisë? Shihet në lokal me persona të tjerë, policia nis hapin e radhës

Policia e Tiranës pritet ti dërgojë prokurorisë shkresën për mosrespektimin e masës së sigurisë për Edmond Gashin.
Sipas verifikimve ai rezulton se pas vendimit të gjykatës, mjeku Gashi nën shoqërinë e personave të tjerë është parë në një lokal në zonën e Kasharit.
Pasi policia është njohur më këtë informacion ka shkuar në ambientin e lokalit por nuk e ka gjetur mjekun.
Më pas kanë sekuestruar kamerat e sigurisë por burimet jo zyrtare bëjnë me dije se pamjet filmike në kamera rezultojnë të fshira.
Më pas policia ka shkuar në banesën e tij ku e kanë identifikuar në banesë.
Por hetuesit kanë prova të tjera në dorë që e implikojnë me thyrje të masës për mjekun Gashi.
Lidhur me mos prezencën e tij më punonjës police rezulton se as komisariati as drejtoria nuk kishte njoftim për shoqërimin e tij në Gjykatë.
Por ai ka ardhur më një mjet tip fuoristratë private e po ashtu më atë mjet është larguar.
-
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 28 qershor 2024
28 Qershor, 07:35
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


