Monumenti i Skënderbeut vendoset në Gjakovë dhe në Eger të Hungarisë

4 Maj 2024, 20:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Monumenti i Skënderbeut vendoset në Gjakovë dhe në Eger
Është mbajtur sot në Gjakova ceremonia e zbulimit të shtatores së heroit tonë kombëetar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Shtatroja u vendos në sheshin e parkut të qytetit të Gjakovës, teksa përkon dhe me 25-vjetorin e çlirimit të këtij qyteti. Ajo u realizua nga skulptori Tal Istrefi.

Në ceremoni kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Gjakovës, politikanë dhe shumë qytetarë. Gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e zbulimit të monumentit të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ka qënë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj. Ai tha se Skënderbeu është frymëzim për secilin shqiptar.

“Simboli i unitetit shqiptar dhe lidhjes sonë të përhershme me Perëndimin, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Gjenerali që është frymëzim për secilin shqiptar e trashëgimia e së cilit frymëzoi përpjekjet tona për liri përgjatë shekujve nga sot do i bëjë roje Gjakovës heroike” shkruan Haradinaj.

Ndërsa më tej, ai ka falenderuar kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin dhe donatorin Gjergj Prenkoçaj për veprën patriotike, të cilën e quajti të domosdoshme.

Busti i Skënderbeut vendoset në Eger të Hungarisë

Po ashtu, ditën e sotme zbulimi i bustit të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut është bërë edhe në qytetin Eger të Hungarisë,

Busti është vendosur në sheshin ‘Skënderbeu’ në Eger të Hungarisë, me ç’rast u mbajt një ceremoni e organizuar nga Konsulli i Nderit i Shqipërisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Budapest dhe Bashkia e Egerit.

Busti u financua nga veprimtari shqiptar, Avni Hafuzi, njëherit Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Hungari, i cili jeton dhe vepron në Budapest te Hungarisë.

 

Po ndodh...

ide