Mosbindja civile/ Me çadra në duar, protestuesit nisin bllokimin e rrugëve
23 Dhjetor 2024, 17:11 / POLITIKË

Në nisje të mosbindjes civile të PD-së, protestuesit janë mbledhur pranë selisë të Partisë Demokratike.
Siç shihet në pamje, protestuesit mbajnë çadra nëpër duar.
PD pritet që të nisë protesta në pesë pika kryesore të Tiranës.
Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanweb se policia iu ka bërë thirrje protestuesve, që të lirojnë rrugën, pasi ky veprim është vepër penale. Policia ka pranuar të bëhet protestë, por pa bllokuar trafikun e makinave. Në këto momente, është bllokuar kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit.
Shoferët e makinave iu kanë rënë borive, duke kërkuar zhbllokimin e rrugës. Përpos Rrugës së Elbasanit, protestuesit kanë bllokuar edhe sheshin Wilson.
-
-
Kuba goditet nga një tërmet me magnitudë 5.9
23 Dhjetor, 17:02 -
-
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



