Provokoi me “Kosovë dhe Metohi”, Lista Serbe mbetet jashtë zgjedhjeve, KQZ nuk e çertifikon

Lista Serbia ka mbetur jashtë garimit për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi atë. Arsyeja e këtij vendimi ka qenë gjuha provokuese ndaj shtetit e përdorur nga kryetari i forcës më të madhe politike të serbeve, që i referohet vendi si “Kosovë dhe Metohi”.
Dy anëtarë të KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje shprehën qëndrimin kundër certifikimit të Listës Serbe duke sjellë në vëmendje faktin që kjo parti nuk e njeh apo pranon ekzistencën e shtetit të Kosovës. Megjithatë Ministria e Brendshme nuk dha asnjë vërejtje kundër kësaj force politike të serbëve në Kosovë.
Në favor të certifikimit votoi vetëm kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, kundër ishin anëtarët e Vetëvendosjes, ndërsa të tjerë abstenuan. Në mbledhjen e sotme, u certifikua lista e kandidatëve për deputetë e koalicionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën Social demokrate.
-
Kuba goditet nga një tërmet me magnitudë 5.9
23 Dhjetor, 17:02 -
-
-
Dy aksidente në Elbasan, mes të plagosurve edhe një 13-vjeçar
23 Dhjetor, 16:48 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





