
“Na ndihmoni, po digjemi”, 4 të rinjtë u bllokuan brenda në makinë, familja: Autori s’hapi derën, iku…

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 është trajtuar ngjarja tragjedike e ditës së djeshme, ku në një aksident në Fushë-Prezë 4 të rinj rreth moshës 20 -deri 25 vjeç kanë humbur jetën pasi makina e tyre është përplasur me një betoniere duke shpërthyer në flakë ndërsa të rinjtë u dogjën brenda mjetit.
Në një lidhje telefonike ka reaguar edhe një familjare e tre prej viktimave në familjen Laçi.
Ajo ka treguar se ditën e aksidentit të dy vëllezërit kishin shkuar bashkë me shokun e tyre në aeroportin e Rinasit për të marrë kushëririn e tyre i cili ishte kthyer nga Gjermania.
Sipas saj në momentin që janë kthyer makina është përplasur me betonieren e cila kishte ndaluar në rrugë.
Gjithashtu theksoi se djemtë kishin kërkuar ndihmë, por shoferi i betonieres nuk i kishte ndihmuar duke mos i hapur derën, përkundrazi ai ishte larguar.
“Ditën e aksidentit dy vëllezërit kishin shkuar bashkë me shokun në aeroportin e Rinasit për të marrë kushëririn e tyre i cili do të kthehej nga Gjermania. Në momentin kur janë kthyer, makina e tyre është përplasur me betonieren e cila kishte ndaluar në rrugë. Kur janë përplasur djemtë kanë bërtitur për ndihmë, por shoferi nuk i ka ndihmuar duke mos i hapur derën dhe është larguar.” tha ajo.

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128