"Ndër më gjakftohtët e klanit Avdylaj!"/ Klodiana Lala jep detaje nga prangosja e Aldo Avdylajt

16 Tetor 2025, 22:31 / AKTUALITET I SHUMëKëRKUARI

"Ndër më gjakftohtët e klanit Avdylaj!"/ Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për prangosjen e Aldo Avdylajt me urdhër të SPAK, duke e cilësuar Avdylajn si një kriminel gjakftohtë, pjesë të klanit Avdylaj. 

"Aldo Avdylaj, anëtar i organizatës kriminale që drejtohet nga xhaxhai i tij, Astrit Avdylaj. Klani Avdylaj ka patur ndikim edhe në fushata zgjedhore. Janë përfshirë në veprën kriminale ndaj jetës dhe personit. Dyshohen për ngjarje të rënda, atentate mafioze. Në rastin konkret, Aldo Avdylaj dyshohet për vrasjen e Edmir Bregut. 

Ai ishte rrahur nga ky person dhe dyshohet se ka urdhërur vrasjen e tij. Ka dyshime se është përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Është konsideruar si ndër njerëzit më gjakftohtë. Besoj se gjatë hetimeve do të dalin të dhëna të tjera.

Sa i përket aksionit të policisë, ishte i një shkalle të lartë, forcat RENEA e neutralizuan në një banesë në Liqenin e Thatë.

Ajo që më bëri përshtypje, Aldo Avdylaj kishte dy masa sigurie, një detaj interesant,  Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi, i ofronte Aldo Avdylajt sipërfaqje të mëdha toke, me qëllim që Aldo Avdylaj të eleminonte kundërshtarët e tij. Ai i thotë “mund të vrasim deri në dhjetë brenda një viti”, mjafton të vendosësh kush do të jetë i pari në rradhë. 

Deri këtu kishte vajtur përplasja në Durrës. Lufta për pronat ne bregdet dhe pika e dytë Porti i Durrësit, kush do ta vinte nën zotërim", tha Lala. 

 

Po ndodh...