Ndihmuan Shaljanin të bëhet pjesë e AMP, ndalohet një polic dhe një oficer i komisariati nr.3 në Tiranë

12 Nëntor 2025, 16:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ndihmuan Shaljanin të bëhet pjesë e AMP, ndalohet një polic

Një efektiv policie dhe një oficer i komisariatit nr. 3 në Tiranë, janë ndaluar, nën dyshimet se ndihmuan, Muçi Shaljanin të bëhet pjesë e AMP-së (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore).

Kokretisht janë ndaluar, Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Sipas policisë, këta punonjës dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin Shaljani, pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë.

Ky detyrim i papërmbushur është i përcaktuar në dispozitat e ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe ligjet që normojë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese, gjë që ka sjellë punësimin e këtij shtetasi pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjithashtu nga veprimet paraprake të kryera nga AMP-ja në lidhje me procesin e rekrutimit të shtetasit Shaljani u konstatuan shkelje të procedurave ligjore.

Në përfundim të verifikimeve, me qëllim hetimin objektiv dhe gjithpërfshirës të çështjes, praktika dokumentare u dërgua në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të përcaktuar grupin hetimor dhe  përgjegjesitë ligjore të personave, të cilët janë konstatuar në paligjshmëri.

Shaljani, ishte shoferi i mjetit ku udhëtonte Gilmando Dani, i cili mbeti i vrarë pasditen e djeshme ë në atentatin e Rinasit.

 

Po ndodh...

ide