Në kërkim për trafik droge, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë

10 Shkurt 2024, 16:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 45-vjeçari në

Bledar Xhufi, 45-vjeç është arrestuar nga policia e Vlorës.

Në kuadër të megaoperacionit ‘Sundimi i Ligjit’ u arrestua 45-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

‘Tentoi të hynte në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, ndërkohë që ishte në kërkim sepse ishte dënuar me 8 vjet burgim, për trafikim të narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Portin Durrës, kapin dhe ndalojnë 45-vjeçarin.

Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Policisë Kufitare të portit të Durrësit dhe Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, për një shtetas të shpallur në kërkim për të vuajtur një dënim me burgim, në hyrje të Shqipërisë u ndalua Bledar Xhufi, 45 vjeç.

45-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.’-njofton policia.

 

Po ndodh...