Nervozizmi e tradhtoi/ U kap me 1 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali, pasi u kap me rreth 1 kilogrami kokainë.
Informacioni për lëvizjet e dyshimta të shqiptarit është marrë nga Stacioni i Korticelës në Bolonja dhe më pas u bë ndërhyrja e patrullës në lagjen Navile. Gjatë patrullimit efektivët vunë re një makinë tip “Audi A4 Avant”, që u tërhoqi vëmendjen për sjelljen e çuditshme të drejtuesit.
Kur iu kërkua të ndalonte, shoferi që jetonte në zonën e Foggia, tregoi shenja nervozizmi dhe tha se ishte me nxitim. Ky qëndrim ngjalli më tej dyshimet e karabinierëve, të cilët vendosën të vazhdonin me një kontroll të plotë personal dhe të automjetit, informon media italiane.
Gjatë kontrollit, nën sediljen e pasagjerit të përparmë, u gjet ‘tulla’ e kokainës, që ishte e destinuar për tregun vendas dhe sillte një fitim prej të paktën 100 mijë eurosh nëse shitej me doza.
Shqiptari u arrestua dhe ndodhet në pritje të procesit hetimor dhe gjyqësor.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


