
“Nëse shkelni ligjin, nuk do të lejoheni më kurrë të hyni në SHBA”/ Ambasada Amerikane publikon njoftimin e rëndësishëm për personat që duan të vizitojnë vendin me viza!

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka publikuar në rrjetin “X” një njoftim lidhur për personat që duan të vizitojnë vendin me viza.
Ambasada njofton se nëse një person i huaj thyen ligjin në tokën amerikane, ata mund të mos lejohen më kurrë që të hyjnë në SHBA.
“Të huajt që shkojnë në SHBA, qofshin ata edhe studentë mund të përballen me refuzim të vizave, revokim të tyre ose edhe dëbim”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-ve.
.@statedeptspox: Every sovereign nation in the world has an interest in controlling who comes in, knowing who’s coming into their country, what their intentions are.https://t.co/aDrXypZxpA pic.twitter.com/l6nWCXdmuG
— Brussels Media Hub (@USAandEurope) March 26, 2025
Kujtojmë se disa ditë më parë Ambasada e SHBA në vendin tonë njoftoi se pavarësisht dhënies së vizave për të udhëtuar në Amerikë, kontrolli do të jetë i vazhdueshëm me qëllim garantimin e sigurisë dhe integritetit.
Me anë të një mesazhi, ambasada tha se “Departamenti i Shtetit i ShBA është i përkushtuar ta Bëjë Amerikën më të Sigurt përmes politikave më kërkuese”.
Ambasada theksoi se një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët.
“Kontrolli i vizave amerikane nuk ndalon pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të ShBA dhe ne do t’ua heqim vizat dhe do t’i dëbojme nëse nuk e bejnë këtë”, thekson ambasada.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128