
Moti i keq, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Përqendrohuni në timon, jemi prezent 24/7 në të gjitha rrugët me makina inteligjente, radarë e dronë

Policia Rrugore, ka apeluar drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me kujdes, për shkak se vendi prej ditësh është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu.
“Përqendrohuni në timon! Për shkak edhe të lagështirës si pasojë e motit me reshje shiu, rreziku është më i lartë për përfshirje në ngjarje rrugore”, apelon policia, ndërsa bën me dije se janë prezentë 24/7 në të gjitha rrugët, me makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, kamerat dhe alkool-testuesit.
Udhëtoni me jetën në mendje, që mbërritja në destinacion të jetë e sigurt! Familja ka nevojë për ty!
Policia Rrugore rrit masat parandaluese duke intensifikuar kontrollet me makina inteligjente, radarë, dronë dhe alkool-testues, në të gjitha akset rrugore dhe qendrat e banuara.
Mos drejtoni automjetin me shpejtësi që varion 3 deri në 3.5 herë më shumë se limiti i lejuar, në tunele apo akse rrugore kombëtare duke u kthyer në rrezik të madh për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës!
Mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur! Alkooli mpin trurin dhe vret jetën. ‼️
Vendosni rripin e sigurimit dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit!
Mos kryeni parakalime të gabuara dhe qëndroni në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes, për shkak të fluksit të madh përgjatë fundjavës, kryesisht në zonat bregdetare dhe ato turistike.
Përqëndrohuni në timon! Për shkak edhe të lagështirës si pasojë e motit me reshje shiu, rreziku është më i lartë për përfshirje në ngjarje rrugore.
Në të gjitha rrugët e vendit, 24/7, është prezente Policia Rrugore me makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, kamerat dhe alkool-testuesit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Kontribuoni të gjithë për sigurinë rrugore!

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128