
Akuzohej për përdhunim, Dani Alves shpallet i pafajshëm

Ish-futbollisti Dani Alves është shpallur i pafajshëm për përdhunim.
Seksioni i Apelit i Gjykatës së Lartë të Drejtësisë së Katalonjës ka pranuar me shumicë të plotë apelimin e futbollistit Dani Alves, i cili ishte dënuar nga Seksioni 21 i Gjykatës Provinciale të Barcelonës me 4 vite e gjysmë burg për rastin në fjalë në një diskotekë të Barcelonës më 31 dhjetor 2022.
Gjyqtarët e çështjes kanë hasur disa gjëra që nuk përputhen, çka ka sjellë edhe vendimin që Dani Alves të lihet i lirë. Për t’u theksuar se Gjykata vuri në dukje edhe kontradikta mes dëshmisë së viktimës dhe provave materiale të çështjes, si raportet e ADN-së dhe ekzaminimin me gjurmë gishtash.
Alves duhej të paguante garancinë prej 1 milion euro (850 mijë dhe ra dakord të dorëzonte pasaportën e tij, pasi i ndalohet largimi nga Spanja.
-
-
Vendi më i sigurt në botë në rast lufte
28 Mars, 17:40 -
-

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128