Endri Hasa i kujton Edi Ramës foton me grupin parlamentar tek inceneratori: Autori kthehet gjithmonë në vendin e krimit!

28 Mars 2025, 17:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Endri Hasa i kujton Edi Ramës foton me grupin parlamentar tek inceneratori:

Kandidati për deputet nga lista e Demokratëve Euroatlantikë Endri Hasa përmes një statusi, ka ironizuar takimin e Edi Ramës në Elbasan. 

Ish deputeti Endri Hasa shkruan se autori kthehet gjithmonë në vendin e krimit duke i kujtuar Edi Ramës takimin që bëri disa vite më parë tek inceneratori i Elbasanit.

''Elbasanit i rëndon ende Inceneratori që rezultoi të jetë një akt i pastër korruptiv dhe për të cilin janë sot në burg ministra dhe deputetë të Ramës,'', shkruan ndër të tjera Hasa.  

Postimi i Endri Hasa

Autori kthehet gjithmonë në vendin e krimit
E mbani mend këtë imazh? Është Edi Rama në vendin e tij të krimit në Elbasan. Ngjitur vendgrumbullimit të mbetjeve, Rama u shfaq disa vitë më parëme deputët e tij që sot i ka zëvendësuar me kullat e tij të "Deputetit që duam". Neveri për shfaqjen e shëmtuar dhe turpëruese që Edi Rama dhe shoqëruesit e tij në Elbasan i dhanë qytetarëve sot duke i premtuar oksigjen në metalurgjikun që me bekimin e tyre ka marrë me mijëra jetë. Apo akoma më keq për projekte ndërkombëtare 3D.

Që Edi Rama jeton në një botë paralele kjo është e sigurt, por që mëkëmbësit e tij duhet t'i kujtojnë se Elbasani është një nga qarqet më të varfra në vend kjo është një gjë që duhet t'i rëndoj gjithësecilit.
Çfarë do t'i sjellë Elbasanit Rama që mblidhte grupin parlamantar në oborrin e inceneratorit? A do të krijojë vende pune për të rinjtë e Elbasanit?

A do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik dhe zbutjen e varfërisë që përjetojnë çdo ditë qytetarët tanë?
Elbasanit i rëndon ende Inceneratori që rezultoi të jetë një akt i pastër korruptiv dhe për të cilin janë sot në burg ministra dhe deputetë të Ramës.
Elbasani ka nevojë për projekte të vërteta zhvillimi që ndihmojnë në ngritjen e ekonomisë, krijimin e mundësive për të rinjtë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. Prandaj, është koha që të fokusohemi te ndihma reale për qytetarët, jo te projekte të shtrenjta që nuk kanë asnjë ndikim pozitiv në jetën e tyre.

 

Po ndodh...