Nga ringu, në botën e krimit! Fatjon Murati, emër i njohur në sportin e boksit

14 Mars 2023, 10:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nga ringu, në botën e krimit! Fatjon Murati, emër i njohur

Detaje të reja janë zbuluar për Fatjon Muratin i cili dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit në Don Bosko të Tiranës, ku mbeti e vdekur një grua dhe u plagosën 5 persona të tjerë.

Sipas mediave të Kosovës, para se të përfshihej në botën e krimit, Fatjon Murati ka qenë boksier profesionist dhe karrierën e tij e ka nisur në vitin 2008 në Mynih të Gjermanisë.

Ai madje u ndesh edhe për titullin kampion bote në Federatën IBF Junior kundër Francesco Versaçit. Deri asokohe pas Luan Krasniqit dhe Nuri Seferit, Murati ishte boksieri i tretë shqiptar që ndeshej për një titull aq të rëndësishëm.

Por Murati nuk e vijoi edhe për shumë vite karrierën e tij në boks.

 

Po ndodh...