"O ma, po më vrasin"/ Dalin pamjet e rënda të shqiptarit të dhunuar nga policët në Greqi, flet mes lotësh motra
14 Mars 2023, 09:02 / AKTUALITET

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një i burgosur shqiptar është dhunuar barbarisht nga 4 efektivë policie.
Ngjarja ka ndodhur në momentin kur 33-vjeçari shqiptar, i dënuar për drogë, po transferohej nga burgu i Selanikut në Athinë.
“Mega” ka publikuar foto që dëshmojnë dhunën barbare ndaj tij, ndërsa mes lotësh ka folur motra e tij.

Ajo tha se vëllain e kanë dhunuar brenda në makinë teksa transferohej, por dhe në momentin që e kanë zbritur, para syve të prindërve të tij.
“O ma më shpëto se po më vrasin”, këto ishin fjalët e tij thotë e motra.
Po ashtu sipas mediave greke, thuhet se babi i shqiptarit ka deklaruar se një efektiv policie i ka thënë se “djalin do ta marrësh në arkivol”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
