
Ngjarja e rëndë në Korçë/ Zbardhet dëshmia e 40-vjeçarit, identifikohet autori, vijon të jetë në arrati

5 Shkurt 2025, 08:07 / AKTUALITET
Është identifikuar autori i plagosjes më thikë mbrëmjen e së martës të 40-vjeçarit Ergyst Shtylla, i cili ndodhet në reaminacion.
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku shtetasi E. Sh, 40 vjeç, ngeli i dëmtuar me mjet prerës, ju informojmë se:
Pas veprimeve paraprake të kryera dhe informacionit të siguruar, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit D M, 39 vjeç.
Shtetasi E Sh, në kallëzimin e dhënë ka deklaruar se për motive të dobëta ishte qëlluar me mjet prerës (thikë) nga shtetasi D.M.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 39 vjeçarit D .M.
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128