Nuk e pranuan në familje pas daljes nga burgu/ Detaje nga plagosja në Durrës, babai kërkonte të ribashkohej me familjen, por vajza kundërshtonte

26 Janar 2026, 11:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nuk e pranuan në familje pas daljes nga burgu/ Detaje nga plagosja në

Të tjera detaje dalin nga ngjarja e ndodhur në Durrës, ku babai plagosi me thikë vajzën 24 vjeçe.

Prindërit e vajzës kishin 6 vite të ndarë pas dhunës në familje, ndërsa 56-vjeçari ishte larguar në Itali, ku edhe ishte burgosur.

Ai është kthyer në Shqipëri së fundmi ku ka kërkuar të ribashkohet me familjen, por kjo nuk është lejuar nga vajza.

Kjo ka mjaftuar që babai t’i shkonte në vendin ku ajo punonte dhe ta plagoste me thikë në rrugë. Për t’i ndarë ka ndërhyrë një kalimtar i rastit, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur.

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, ndërsa autori është ende në arrati. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.

 

Po ndodh...

ide