Shkarkohet nga detyra gjyqtari i "21 Janarit", Besnik Hoxha

Gjyqtari i 21 janarit, Besnik Hoxha është përjashtuar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kolegji I Posaçëm të Apelimit vendosi sot që gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha të përjashtohet nga drejtësia.
Vendimi i KPK-së për të konfirmuar Hoxhën u kundërshtua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe më pas u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili pretendon se vendimi i KPK-së është i cënueshëm në të tri kriteret e rivlerësimit. Sipas KPA, Hoxha ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për pasurinë.
Hoxha kryesoi më 8 shkurt 2013 trupën gjykuese shpalli të pafajshëm ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo për 4 vrasjet e 21 janarit. Ndërkohë 21 janari po hetohet nga SPAK si krim i pazbardhur shtetëror ashtu siç Strasburgu e vlerësoi, por Gjykata e Tiranës në 2013-ën e shpalli Ndrean dhe Prendin të pafajshëm, të cilët më pas u dënuan në Apel.
-
Zbulohet paga, ja sa do të përfitojë Sylvinho nga kontrata e re
25 Korrik, 17:07 -
Emri/ I dënuar me 7 vjet burg në Greqi, kapet në Kakavijë shqiptari
25 Korrik, 16:53
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


