
OBSH: Shqipëria, e para për mosplotësim të nevojave dentare

Qytetarët shqiptare nuk i plotësojnë nevojat e tyre bazike dentare dhe kjo evidentohet në një raport të OBSH që e lidh këtë fakt me koston që qytetarët kanë për këtë shërbim.
Sipas raportit, Shqipëria është në vend të parë në Europë për përqindjen e lartë të njerëzve që nuk kanë plotësuar nevojat e tyre dentare. Përqindja e personave të moshës mbi 16 vjeç që raportojnë nevojën e paplotësuar për kujdesin dentar, është nga 0.1% në Maltë deri në 15.6% në Shqipëri. Pas vendit tonë renditet Greqia, me afro 12%.
Raporti thekson se, kostoja është arsyeja kryesore për nevojën e paplotësuar në të gjithë shtetet e Europës, përveç Finlandës dhe Sllovenisë, ku koha e pritjes është arsyeja kryesore.
Sipas stomatologëve kjo reflektohet edhe në shërbimin që kërkojnë qytetarët të cilët ndihmohen nga remitancat dhe ata që jetojnë me një pagë minimale.
“Të ardhurat që sjellin emigrantët kanë mbështetur edhe shërbimin për familjarët e vet në Shqipëri, përjashto edhe ata që kanë një punë të mirë, një biznes që mund ta mbulojnë goxha këtë shërbim. Ndërsa pjesa tjetër që janë të luksit, ortopedi, kirurgji, implantologji janë një standard tjetër që e bëjnë vetëm ata që kanë mundësi financiare. Emigrantët që vijnë nga bota jashtë kanë kërkesa të larta estetike, dhe duan një shërbim sa më cilësor”, tha Hydajet Ponari, stomatolog.
Sipas specialistëve, edhe pse vitet e fundit ka një kërkesë të lartë për kujdesin dentar, duhet që shërbimet bazike për masivitetin e popullsisë mund të mbulohen nga shteti, siç po veprohet me fëmijët.
“Të paktën edhe shteti jonë që po përpiqet me programet e në shkolla, profilaksinë, higjiena, edukata e ndërgjegjësimit për të ruajtur dhëmbët, kontroll tek dentisti, deri tek mbushjet që janë disi më ekonomike, duhet të mbulohen nga shteti pasi nuk kanë një kosto shumë të lartë”, tha Hydajet Ponari, stomatolog.
Nivelet e nevojave të paplotësuara për kujdes dentar priren të jenë më të larta në mesin e njerëzve të zonave të varfra./Tv Klan

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128