Operacion policor në Lushnjë, procedohen 8 shtetas, një tjetër shpallet në kërkim për shitje ...

11 Shkurt 2025, 11:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Operacion policor në Lushnjë, procedohen 8 shtetas, një

Komisariati i Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, ka finalizuar një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni janë proceduar penalisht 8 shtetas, përfshirë 5 të mitur, dhe është shpallur në kërkim një tjetër, për posedim dhe shitje të Cannabis Sativa. Po ashtu, janë sekuestruar disa doza të kësaj lënde.

“Procedohen penalisht 8 shtetas (5 prej tyre, të mitur), si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për posedim të dozave të Cannabisit, me qëllim shitjen. Sekuestohen disa doza të kësaj lënde.

Si rezultat i patrullimeve në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier konstatuan dhe goditën 2 raste të shitjes në doza, të lëndës narkotike Cannabis Sativa.

-Për rastin e parë nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 24 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi E. S., 25 vjeç, pasi dyshohet se iu siguronin doza Cannabisi, 2 të miturve të moshave 15 dhe 17 vjeç, për t’i shitur në afërsi të shkollës së fshatit Krutje. Të miturit, nxënës në këtë shkollë, u proceduan në gjendje të lirë, ndërkaq po punohet për kapjen e 25-vjeçarit;

-Për rastin e dytë nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Xh., 21 vjeç dhe L. M., 18 vjeç, si dhe për 3 të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç, pasi u kapën në flagrancë në një lokal në lagjen “Kongresi”, me doza Cannabisi me vete, të gatshme për shitje”, njofton policia.

 

Po ndodh...