Pamjet e plagosjes në Pogradec, vëllai i 27-vjeçarit mohon se Jolldashi ka qëlluar i pari
Vëllai i 27-vjeçarit Alted Jolldashit, që mbeti i plagosur të premten në Pogradec dhe më pas u arrestua , ka mohuar versionin e policisë mbi ngjarjen.
Në një reagim me VIDEO, ai është shprehur se vëllait të tij i dolën në pritë disa persona dhe e qëlluan, ndërsa shton se nuk janë arrestuar të gjithë autorët e ngjarjes.
Vëllai i 27-vjeçarit hedh akuza të forta ndaj Deis Mekos, duke thënë se është person që mbrohet nga policia, pasi u jep atyre ryshfet, ndërsa shton se gjithashtu njihet si person që shet kokainë, jep fajde dhe zhvillon aktivitet të lojërave të fatit.
Ai gjithashtu thotë se i vëllai, rreth dy muaj më parë, është dhunuar dhe kanosur nga po këta persona që e plagosën, dhe pavarësisht denoncimit të bërë, thotë se policia nuk mori asnjë masë.
Pamjet e plagosjes
-
Përplasen 4 makina në Lezhë, dy të plagosur
3 Mars, 17:57
ide
Opozita ‘mos më prek me dorë’
PD në betejë me qeverinë, drejtësinë dhe ndërkombëtarët
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128