Parashikimi i motit për sot, 12 janar 2024

12 Janar 2024, 07:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

Parashikimi i motit për sot, 12 janar 2024

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndikuar nga masat ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull e mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa në bregdet e lugina era bëhet relativisht intensive dhe 10-18m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen

Në zonat malore  -6 deri 4°C                                                                                      Në zonat e ulëta -2 deri 15°C.