Pë*dhunimi i 31-vjeçarit me aftësi të kufizuara në Elbasan/ Detaje: Njëri nga autorët pranon se e kanë zhveshur…

16 Prill 2024, 15:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pë*dhunimi i 31-vjeçarit me aftësi të kufizuara në

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur sot në Elbasan, ky dy persona janë arrestuar në pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë 31 vjeç me probleme të shëndetit mendor.

Denoncimi është bërë nga nëna e djalit e cila ka parë shenja tek i biri dhe shfaqje të një sjellje të frikësuar. Bledi Jolla dhe Rexhep Balla janë arrestuar nga policia e Elbasanit ndërsa gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar pjesërisht ngjarjen.

Njëri prej të dyshuarve ka pranuar se e kanë zhveshur djalin, teksa ky i fundit u dërgonte kafen në vendin ku punonin si roje pranë një objekti privat. Ndërsa policia dhe psikologët po punojnë për marrjen e mëtejshme në pyetje të 31-vjeçarit, i cili vuan nga epilepsia dhe prapambetje e rendë mendore ekspertiza mjekoligjore ka konfirmuar aktin e rëndë.

 

 

Po ndodh...