Pengmarrja në Durrës/ Detajet e reja: Babai piu kokainë në sy të fëmijëve
40-vjeçari Aleks Marku ka mbajtur për disa orë peng në banesë dy fëmijët e tij të mitur dhe i ka terrorizuar duke qëlluar në ajër me armë zjarri. Ngjarja e rëndë është regjistruar tek Shkëmbi i Kavajës, në një apartament që 40-vjeçari kishte marrë me qira ditore.
Gazetari Igli Çelmeta tha në emisionin Now në Euronews Albania se RENEA-s i është dashur të negociojë mbi 5 orë me 40-vjeçarin para se të dorëzonte armën.
Ai tregoi se forcat RENEA kanë mundur të bindin Markun të dorëzohet vetëm rreth orës 7.20 të mëngjesit dhe kur kanë hyrë në banesën ku mbante peng dy fëmijët e tij të mitur kanë gjetur lëndë narkotike të cilën dyshohet se e ka konsumuar në sy të fëmijëve.
“Pasi janë futur në banesë kanë konstatuar lëndë narkotike dhe dyshohet se ai ka konsumuar lëndë narkotike në prani të fëmijëve të mitur 6 dhe 11 vjeç. Më pas kur është marrë në pyetje është konstatuar se ai ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, por dyshohet se ky person vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor dhe është një person i alkoolizuar”, tha Çelmeta.
ide
Opozita ‘mos më prek me dorë’
PD në betejë me qeverinë, drejtësinë dhe ndërkombëtarët
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128