Po shkonte për pushime me fëmijët, shqiptari kishte fshehur kokainë në valixhe

26 Maj 2023, 12:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Po shkonte për pushime me fëmijët, shqiptari kishte fshehur

Një 40-vjeçar shqiptar, u arrestua nga policia në portin e Fortezza-s pasi iu gjetën në mjet kokainë.

Edhe pse në makinë kishte bashkëshorten dhe fëmijët, në valixhen e tij karabinierët e Livornos gjetën 11 kilogramë kokainë.

Mjeti i shqiptarit u ndalua në momentin që ishte duke hipur në tragetin e radhës për në Sardenjë, teksa ishte duke shkuar për pushime me familjen.

Sipas mediave italiane, droga ishte fshehur në sediljen e pasme të makinës, ku ishin ulur fëmijët e tij.

Duke marrë parasysh një vlerë mesatare prej 80 euro për gram që kokaina shitet në rrugë, vlera e drogës së sekuestruar do të arrinte fitime deri në 880 mijë euro.

 

Po ndodh...

ide